Arkiva e lajmeve
                   

BASHKËPUNIMI I BLETARËVE NGA KUMANOVA

21. nëntor 2016.

Bujanoc – Kryetari i Shoqatës së Bletarëve të Bujanocit “Polen 2012” dhe Shoqata e Prodhuesëve Bujqësor nga Kumanova, Zarije Mitiq dhe Momçillo Trajkovski, në Bujanoc kanë nënshkruar Memorandumin mbi Bashkëpunimin Ndërkufitar.

Qëllimi i partneritetit të ardhshëm është puna në projektet e përbashkëta me të cilat do të konkurohet tek donatorët ndërkombëtar për mjete financiare.

„Organizata jonë është formuar në vitin 1996. Kjo bashkon fermerët, vreshtarët, perimtarët, veterinarët dhe prodhuesit e ushqimit nga Kumanova, Koçana, Kratova dhe vendeve të rajonit. Memorandum të njejtë vetëm se kemi me rajonin jugperendimor të Bullgarisë, ndërsa bashkëpunim kemi krijuar edhe me Slloveninë. Jam i sigurt që do të arrijmë që sëbashku të qasemi tek financusit e huaj për realizimin e projekteve të përbashkëta, me të cilin edhe më tej do ta forcojmë lidhjen shumëvjeçare me këto territore dhe popuj nga të dy anët e kufirit”. ka thënë Trajnkovski pas nënshkrimit të memorandumit.

Shoqata e Bletarëve “Polen 2012”, me mbështetjen parimore të asociacionit të bletarëve “Apikula” nga Nasalca, komuna e Bujanocit planifikon hapin e parë në kuadër të vendosjes së bashkëpunimit ndërkufitar.

 „Planifikojmë që në janar të vitit 2017, me përkrahjen e vetqeverisjes lokale të organizojmë seminarin ndërkombëtar për bletarë. Presim që në mesin e pjesëmarrësve të këtij manifestimi edukativ të jenë edhe kolegët tanë nga Shoqata e Prodhuesëve Bujqësor në Kumanovë”, ka deklaruar kryetari OB “Polen 2012”, Zarije Mitiq.

Para nënshkrimit të memorandumit, delegacioni katëranëtarësh nga Maqedonia dhe përfaqësuesit e shoqatës së bletarëve nga Bujanoci kanë vizituar administratën komunale, ku me kryeshefin për ekonomi dhe zhvillim ekonomik lokal të komunës së Bujanocit, Ruzhica Angjelkoviq, kanë biseduar rreth mundësive të formave të bashkëpunimit.

Në takim është biseduar edhe rreth zhvillimit rural, si edhe menaxhimit në ujrat ndërkufitare dhe mbeturinat.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues