Arkiva e lajmeve
                   

BARAZIJA GJINORE NË PRESHEVË DHE BUJANOC

3. gusht 2012.

Program i Kombeve të Bashkuara – PBILD, me zyrën në Bujanoc, këtë vit vazhdojn me njërin nga programet e tyre sistemin e zhvillimit të barazis gjinore në komunat lokale.

Marina Baboviq, koordinatore e PBILD program i UN për integrim, thotë se ata vazhdojn me principet politike të ndërtojn barazi gjinore në sistemin e administratës lokale në rrethin e Pçinjës dhe të Jabllanicës. Në fokus janë formuar programe jo formale në gjashtë komuna, përfshir Preshevën dhe Bujanocin, si dhe qytetin e Vranjës. Pritet fillimi i punës së re në kuvendet lokale si dhe orgnaet tjera në pushtet. Deri në fund të vitit pritet që gjitha planet aksionare nga lemia e barzis gjinore të jenë të zhvilluar dhe miratuar në kuvendet komunale, po dhe në Bujanoc e Preshevë.

“Kur flasim për këtë, nuk guxojm të harrojm se punojm në hapsirat ku është prezent shumë shekullore jo barzimimi gjinor i gruas, të cilat rrënjtë janë në strukturën partiarkale e shoqëris dhe steriotipet gjinore”, tha Suzana Antiq nga Këshilli i drejtave të njeriut, duke thënë pavarsisht nga përpjekjet në Preshevë dhe Bujanoc nuk ka asnje organizat joqeveritare të gruas, as edhe për nevojat me telefon për viktimat e dhunës në familje.

“Patjeter duhet shumë të punojm në barazin gjinore. Na pret trajnimi, edukimi  profesional dhe të fitojn njohuri themeluese për politikën e barzis gjinore. Prioritet do të jenë angazhimi i gruas në politikën dhe jetën publike si dhe natyrisht përmisimin e gjendjes ekonomike të gruas. Patjeter duhemi ta fusim përvojën e e ndryshimeve politike të barzis gjinore në të gjitha politikat lokale – në program të buqsisë, punsimin e grupeve të diskriminuar,edukim, finasim i buxheteve lokale etj. Rezultatet do të jenë nëse kyçen ekspertët të cilët metë vërtetë dëshirojnë ta zhvillojnë mundësin e politikës së barabart. Ne ende nuk e kemi bërë analizen rreth numrin të gruave – kshilltare në komunat lokalë të rrethit Pçinjës, por sipas të dhënave  jozyrtare, gratë prapë janë në margjinat e gjithë fluksit të  shoqrisë, po dhe atje ku merren vendime të rëndësishme edhe për pozitën e tyre jetsore”, tha Marina Baboviq.