Arkiva e lajmeve
                   

BARAZIA GJINORE NË LETËR

13. mars 2012.

Nga 13 kryetarët e komunave dhe prefektët në jug të Serbisë, vetëm një është grua e cila njëkohësisht është edhe vetmja kryetare e degës së një partie politike. Mirëpo kjo është vetëm një përjashtim nga rregullat sepse në jug të Serbisë gratë nuk janë në vendet në të cilat mirren vendime të rëndësishme.

Ato nuk jan në udhëheqsinë e kuvendit e as në kabinete, në vendet e zëvendës kryetarit dhe ndihësit të prefektit dhe në vendet e drejtorëve të kompanive të qytetit,.për ato , me përjashtime të rralla , janë të ruajtura kryesisht vendet e drejtorit të kulturës dhe institucioneve arsimore, dhe shefe te departamentit ku nuk menaxhohet me para.

“ Më është dashur shumë mund dhe punë në partin time që të zgjedhem në vendin e kryetares së komunës. Këtu ka një numër të madh të burrave me arsim të lartë të cilët nuk kan dashur ose nuk kishin vullnet te i trajtonin problemet, ndërsa unë nuk i kam ikur obligimeve. Unë mendoj se për një kohë shumë të shkurtër kam arritur të punoj mjaft dhe e kam justifikuar funksionin tim të kryetarës” ka thënë Slavica Sotirovic, kryetarja e komunës së sapoformuar , komuna e Vranjska Banjës dhe kryetare e degës së Partisë Demokratike.

Asnjëri nga dy prefektët në jug të Serbisë , në Leskovc dhe Vrajë, në rradhët e bashkpuntorëve më të afërt nuk kan gra, gjithashtu nuk kan edhe zëvendëse të kryetarit të kuvendit të komunës.

“ Ne kishim ndihmësen e kryetarit të komunës, mirëpo ajo ka zgjedhur të jet drejtoreshë në institucionin kulturorë”, shpjegon kryetari i komunës Llebane Mica Stankovic.

Gratë në kuvendin e Preshevës e përbëjnë 1/3, mirëpo nuk jan në pozita të rëndësishme.

“  Nuk do të kisha thënë se për këtë janë fajtor vetëm burrat, mirëpo janë edhe vet grat ,të cilave si duket i mungon shpirti luftarak” komenton Ragmi Mustafa, njeriu i parë në Preshevë.

Psikologëja Ivana Stankovic beson se një situatë e tillë është një reflektim  i traditës së trashëguar patriarkale.

“ Gjithnjë e më shumë ka gra aktive dhe të interesuara për një jetë shoqërore dhe angazhim zyrtarë, mirëpo fatkeqsisht nuk janë në vendet ku merren vendimet e rëndësishme dhe marrin vetëm atë cfar i lejojnë  burrat.  Pushteti është i fortë dhe tërheqës dhe burrat nuk duan ta lëshojn nga duart” deklaroi Stankovic.