Arkiva e lajmeve
                   

BANJA E BUJANOCIT NË PANAIRIN E TURIZMIT NË BEOGRAD

21. shkurt 2017.

Bujanoc – Spitali Specialistik për Rahabilitim i Banjës së Bujanocit do të jetë njëri ndër 1.100 ekspozuesit, i cili prej 23 deri 26 shkurt, do të prezentojë ofertën e tij në Panairin e 39 Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.

„Qëllimi jonë është prezentimi i turizmit të banjës, si edhe kuponat të cilat ministria përkatëse për vitin e tretë me radhë inkurajojnë zhvillimin e turizmit vendor. Vitin e kaluar nuk kemi marrë pjesë në këtë manifestim të panairit për shkak të situatës së rëndë ekonomike në të cilën ishte banja jonë. Shpresoj që do të përgaditemi mirë për prezentim të suksseshëm në Beograd”, ka thënë bashkëpuntori për marketing në Spitalin e Specialistik në Banjën e Bujanocit, Nenad Mitroviq.

Pritet që sëbashku me përmbajtjet e banjës të këtij vendi natyror shërues, në panairin e ardhshëm të turizmit do të prezentohet edhe oferta e Organizatës Turistike të Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues