Arkiva e lajmeve
                   

BANJA E BUJANOCIT: FALAS PËR PENSIONERË

28. mars 2018.

Bujanoc – Spitali Special për Rehabilitim në Banjë të Bujanocit është njëra ndër 24 banjat shëruese në Serbi, në të cilën mund të shërohen pensionerët në harxhimet e Fondit Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIO).

Sipas Ministrisë së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veterane dhe Sociale, ata mund të aplikojnë për një qëndrim falas në disa qendra shëndetësore për pensionerë, të ardhurat e të cilëve janë deri në shumën e pensionit mesatar prej 24,980 dinarëve. Kusht është që në pesë vitet e fundit ata nuk kanë shfrytëzuar këtë ndihmë. Preferenca u jepet atyre me të ardhura më të ulëta dhe me moshën më të gjatë të daljes në pension.

Rang listat do të publikohen në shoqatat komunale të pensionereve, në të cilat dorëzohen kërkesat.

Ministri i punës, punësimit dhe çështjeve sociale dhe veterane, Zoran Gjorgjeviq, ka njoftuar se në shërimin falas në njërën ndër 24 banjat e Serbisë, do të shkojnë 14 mijë pensionerë.

Për këtë qëllim, si edhe për përmirësimin e standardit pensional, janë ndarë më shumë se 420 milionë dinarë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues