Arkiva e lajmeve
                   

BANESAT E REJA PËR ZHVENDOSJE

9. shkurt 2023.

Bujanoc - Beograd - Ndërtimi i banesave në Bujanoc për romët e zhvendosur nga Kosova dhe Metohija do të fillojë në muajt e ardhshëm.

Prokurimi publik për kryersin e punimeve është i hapur dhe do të zgjasë deri më 3 mars, në plan është ndërtimi i 12 banesave. Gjithsej janë gati 48,7 milionë dinarë nga fondet e Bashkimit Evropian për ndërtimin e banesave të reja përmes programit “Përkrahja e Bashkimit Evropian për banim social dhe inkluzion aktiv”.

Kontrata do të zgjasë 12 muaj, që është periudha në të cilën duhet të përfundojë ndërtimi i apartamenteve.

Dhjetë shtëpi në fshatrat e Bujanocit do të blihen për shtresat e rrezikuara sociale.

Burimi: Bujanovacke, Shërbimi  i Trupit Koordinues