Arkiva e lajmeve
                   

BAJRAMI ËSHTË FESTUAR EDHE NË QENDRËN E PËRKOHSHME PËR REGJISTRIMIN DHE PRANIMIN E EMIGRANTËVE NË PRESHEVË

13. shtator 2016.

Shumë sirian të cilët përshkak luftës kanë lëshuar shtëpitë e tyre, e kanë festuar Bajramin në Preshevë, në qendrën për pranim të emigrantëve.

Ata festojnë Kurban Bajramin larg nga shtëpitë dhe familjet e tyre, mirëpo këtë festë e kanë pritur dhe përjetuar me shumë emocione. Emigrantët nga Siria kanë bërë faljen e Bajramit në hapësirat e Qendrës për Pranim, ku kanë qenë prezent imamë shqiptarë, të cilët me ata punojnë në cilësinë e përkthyesve.

Të gjithë kanë pasur drekë të posaçme të Bajramit, e cila ishte më e pasur nga ato ditë të refugjatëve që ishin mësuar. Atyrëve iu kishin bashkuar edhe disa nga liderët lokal, përfaqësuesit e Ministrisë për Çështje Socilae e Republikës së Serbisë dhe Komesaritatit për Refugjatë.

Për dallim nga katër Bajramat e shkuar, kur për refugjatët u dha dreka e bajramit në shenjë solidariteti të cilën e kanë përgaditur banorët lokal shqiptar nga fshati Miratoc, këtë vit drekën e organizoi Komesariati për Refugjatë, ndërsa kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, fëmijëve u dhuroi dhurata për Bajram.

Burimi: Balkans Al Jazira dhe Trupi Koordinues