Arkiva e lajmeve
                   

AZHS (RAS) KA NISUR FUSHATËN “KRIJO JETËN”

23. mars 2017.

Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (AZHS) ka nisur fushatën “Krijo jetën” e cila përfshin tetë programe të përkrahjes të dedikuar për kompanitë mikro, të vogla dhe të memse dhe për sipërmarrësit.

Në prezentimin zyrtar të programit përkrahës në hapësirat e AZHS, është thënë se në vitin 2017 do të ndahen mjetet e pakthyeshme përmes bashkëfinancimeve, edha atë: deri më 70% për fillestarët, deri 50% për firmat egzistuese dhe deri më 60% për organizatat dhe institucionet.


„Për gjashtë projektet e para të dedikuara për fillestarët në biznes, avansimin e konkurencës, avansimin e zhvillimit ekonomik, inovacioneve, qasjen në tregjet e huaja dhe promovimin e eksportit, janë ndarë 435 milionë dinarë. Përveç kësaj, në gadishmëri do të jetë edhe program i mentoringut për të cilin janë ndarë rreth 20 milionë dinarë, si edhe programin për përkrahjen e sipërmarrësve të cilët hapin vende të reja të punës, ndërsa i cili realizohet sipas Rregullores për Tërheqjen e Investimeve të Qeverisë së Serbisë”, tha u.d drejtorit të AZHS, Zhelko Sertiq.
 

Sertiq tha se për realizimin e programit në tërë Serbinë prej rëndësisë së madhe do të jetë rrjeti prej 16 agjensioneve rajonale zhvillimore, ndërsa të cilat janë në gadishmëri për sipmërrësit për më shumë informacione.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Millutin Trivuvac tha se publikimi i programit pjesë e planit global i zhvillimit shtetëror të industrisë vertikale politike. Ai shtoi se shteti ka siguruar mjete për shumë programe dhe atë jo vetëm nga buxheti, por edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare siç është Banka Botërore dhe Banka Zhvillimore Gjermane KfW.
 

Me slloganin “Krijo jetën”, AZHS porosit sipërmarrësit se ata janë vendimarrësit kryesor të vendimeve në jetën e tyre dhe se me sjelljen e vendime të duhura mund të krijojnë jetën sipas masës së tyre.

Për të gjitha informacionet shtesë mund t`i drejtoheni Agjensisë Zhvillimore të Sebrisë.

Informacionet rreth programit:

Tel: 011/3398900

E-mail: office@ras.gov.rs

Burimi: Agjensioni Zhvillimor i Serbisë dhe Trupi Kooridnues