Arkiva e lajmeve
                   

AVOKATËT NË VENDBANIMET ROME

26. gusht 2015.

Nish, Bujanoc – Njohurit në të drejtat e Romëve, përgatitja e patjetërsueshme e dokumentacinot për zbulimin e diskriminimit potecial në të ardhmën do të merren avokatët që do të qëndrojnë në lagjet e romëve në Nish dhe Bujanoc, sepse juristët e CHRIS do të vendojne atje rrjete dhe pika kontrolli. .

Statistikat tregojnë që shumica e Romëve nuk i dinë cilat janë të drejtat e tyre, në cilat institucione të drejtohen për ndihmë, a shumica e tyre nuk kanë as para për avokat.

CHRIS rrjeti, organizata e cila nga viti 2000 lufton për të drejtat e njeriut në Sërbi, ka vendosur që të i afrohet Romëve kështu që avokatët do të shkojnë nëpër vendet e tyre.

Koordinatori i kësaj organizate Dragan Gjorgjeviq thotë “ jemi të obliguar që çdo individi të i mundësojmë që të kuptoj cilat janë të drejtat e atij ose asaj, por, fatkeqsisht, nuk është ashtu. Më të painformuarit e banorve janë Romët, kurse avokatët rrallë janë nëpër lagjet e romëve. Për aë jemi për herë të parë kemi vendosur që në vend se qytetarët të na lajmrohen neve ne do të shkojm nëpër vendet e tyre.

Do të vendosim disa të ashtuquajtura pika mobile apo kontrolle në të cilat Romët do të mund të informohen në të gjitha aspektet për ndihme të cilat u janë në dispozicion” ka thënë Gjurgjeviqi.

Avokatët e CHRIS do të provojnë të jenë urë lidhëse për bashkësin rome dhe pushtetet lokale dhe të kontribojnë që zëri i tyre të ndëgjohet në mes atyre të cilët kanë për detyrë të krijojnë dhe të implementojnë politikat lokale për reduktimin e e distancave etnike.

 

Në jug pikat e avokatëve do të jenë në Nish dhe Bujanoc , kurse të tjerat në Sërbi do të jenë në Negotin, Valjevë dhe Novi Pazar. 

Informatat rreth asaj se kur do të jenë avokatët nëpër lagjet e tyre, qytetartë e interesuar munden të marrin informacione në këta numra të telefonit –  për Bujanoc: 017/651-793  dhe për Nish: 018/526-232.  

Rrjeti CHRIS ka hapur edhe call-centar për ndihmë juridike falas dhe në atë mënyrë ka mundësuar që të gjithë qytetarët e Sërbis nëpërpjet telefonit pa pages në numrin 0800 008 007 kanë mundësi të vijnë në kontakt me ekipin e duhër të kësaj organizate.

Burimi: Lajmet e Jugut dhe Trupi Koordinues