Arkiva e lajmeve
                   

AVENTURAT E PETAR PANIT NË BUJANOC DHE PRESHEVË

23. prill 2009.

Fëmijët nga Bujanoci dhe Presheva të martën më 28 prill 2009 do të ken rastë që së bashku me Petar Panin dhe Zilen, me muzikë, këngë dhe  valle, të rezultojnë fitoren në Tokën e Pakthim dhe atë tokë përsëri ta bëjnë magjike. Shfaqja ,,Aventurat e Petar Panit’’, nën realizimin e ,,Trupet prapa skenës’’ nga Novi Sadi do të egzekutohet së pari Shtëpinë e Kulturës Bujanoc në ora 11.00, pastaj ora 15.00 do të ketë përsëri shfaqje në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë. Ardhjen e ,,Trupet e prapaskenës’’ në komunat tona e ka organizuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Hyrja për këto shfaqje për fëmijët dhe mësuesit e tyre është gratis.

Përralla për Petar Panin është një tregim mbi pasigurinë, për një rrugë të pazakontë dhe mallëngjyese nëpër Botën të Humbur në të cilën mbizotëron lufta në mes të së mirës dhe së keqes, ku shikuesit përmes shfaqjes i udhëheq Petan Pani dhe Zileja. Atje është edhe keqbërësi Kapetan Kuk, i cili si gjith më parë, harron betimin e tijë se do të jetë i mirë, por vetëm sjellë probleme gati të pazgjidhura. ,,Aventurat e Petar Panit’’ është një kombinim i çfaqjes dhe muzikës me shumë këngë dhe informacione arsimore. Fëmijët së bashku me artistët këndojnë këngë dhe zgjidhin problemin e misterisë së Botës së Humbur. Artisti Branimir si në fillim e poashtu edhe në fund të shfaqjes egzekuton së bashku me fëmijët një koncert të vogël duke kënduar këngë fëmijërore.