Arkiva e lajmeve
                   

Aventurat e Petar Panit ne Bujanoc dhe Presheve, 28. 04. 2009

29. prill 2009.

Në sallën e plotë të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, nxënësit e shkollave fillore ,,Branko Radiqeviq’’ dhe Naim Frashëri’’ me mësuesit e tyre, duke kënduar dhe vallëzuar me artistët, me entuziazëm përcollën çfaqjen ,,Aventurat e Petar Panit’’ të trupës teatrore ,,Prapa skenës’’ nga Novi Sadi. Afër 400 nxënës me zë të bujshëm kanë inkurajuar Petar Panin në luftë kundër të ,,keqit’’ kapetan Kuk dhe në fundë me duartrokitje të pandërprera përcollën artistët.
Interesimi për këtë çfaqje i ka tejkaluar të gjitha parashikimet e organizatorit, kurse lumturia dhe kënaqësia e fëmiijëve ka qenë një surprizë për artistët të cilët i kanë udhëhequr nëpër tokat magjike të kësaj përrale. Nxënësitt nga Bujanoci së bashku me artistët kanë kënduar dhe kanë luajtur nëpër aventurat e Petar Panit. Pas përfundimit të çfaqjes, fëmijët edhe një kohë të gjatë kanë biseduar dhe shoqëruar artistët duke kërkuar nga ta edhe çfaqje të reja.
Këtë çfaqje e kanë përcjellur edhe dy stacione televizive lokale të cilat kanë biseduar me fëmijët dhe kanë përcjellur kënaqësinë e tyre me këtë çfaqje.
Disa orë më vonë ,,Aventurat e Petar Panit’’ kanë qenë mysafir edhe në Preshevë ku me të njëjtën kënaqësi i kanë pritur rreth 350 fëmijë nga shkolla fillore ,,Vuk Karaxhiq’’. Nxënësit nga Presheva dhe mësuesit e tyre kërkuan nga artistët që prap ta vizitojnë Preshevën me aventura dhe tregime të reja. Pas përfundimit të çfaqjes, fëmijët kërkuan që të mësojnë sa më tepër për artistët e tyre të dashur, duke çfaqur interesim të madh për çfaqje dhe tregime për fëmijë.
Stacionet televizive përcjollën këtë çfaqje duke shënuar përshtypjet e artistëve, nxënësve dhe mësuesve të tyre.
Pas përfundimit të çfaqjes në Preshevë, Aca Laziq i cili në këtë çfaqje luan rolin e Petar Panit, deklaroi se është shumë i kënaqur më prezentimin e tyre në Bujanoc dhe Preshevë si dhe reaksioni i fëmijëve dhe këanaqësia e tyre me këtë çfaqje tregojnë se në Serbinë Jugore duhet të ketë sa më tepër aktivitete të tilla kulturore. Laziq shprehu gatishmërinë e tij që në periudhën që do të vijë do të intensifikojë edhe më tej bashkëpunimin me Trupin Koordinues me qëllim të organizimeve të projekteve dhe aktiviteteve nga sfera e kulturës.
Çfaqjen ,,Aventurat e Petar Panit’’ e ka organizuar Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kjo ka qenë çfaqja e parë për fëmijë në dhjetë vitet e fundit, e cila është organizuar në suaza të programit çër fëmijë dhe rini të Shërbimit të Trupit Koordinues.
Interesimi dhe kënaqësia e fëmijëve më së miri tregojnë mbi domosdoshmërinë e finansimit në rini.
Trupi Koordinues deri në fund të vitit do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve të tilla për fëmijë dhe rini në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.