Arkiva e lajmeve
                   

AVANCIMI I SHËRBIMËVE SOCIALE NË BUJANOC

31. tetor 2022.

Bujanoc - Beograd - Rezultatet e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve sociale në kuadër të planeve të veprimit, të miratuara vitin e kaluar në Bujanoc, Vranjë dhe Liban, janë prezantuar në manifestimin final të mbajtur në Vranjë të organizuar nga Iniciativat Qytetare.

Sipas njoftimit të organizatorëve, janë realizuar gjithsej shtatë projekte që kanë të bëjnë me fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët nga grupet e cenueshme sociale, familjet me kapacitet të pamjaftueshëm prindëror, personat me aftësi të kufizuara dhe gratë viktima të dhunës.

 “Përshtypjen më të fortë e lanë përdoruesit e shërbimeve të mbrojtjes sociale të cilët guxuan të flasin publikisht për përvojën e tyre dhe në këtë mënyrë theksuan rëndësinë e trajtimit të një teme kaq të rëndësishme, sic është mbrojtja sociale e grupeve të rrezikuara, thuhet në njoftim.

Në tubimin me rastin e përmbledhjes së rezultateve të planeve të veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale, përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale theksuan rëndësinë e vazhdimit të ofrimit të shërbimeve sociale dhe të tjera nga planet e veprimit.

U diskutuan edhe planet në këtë fushë për periudhën e ardhshme, dhe një nga qëllimet e organizatorëve është që të inkurajojnë të gjithë aktorët e shoqërisë që të vazhdojnë të kujdesen për fqinjët e tyre nga grupet e rrezikuara.

Në kuadër të Planit akcional për përmirësimin e shërbimeve sociale për vitin 2022, është lansuar faqja e Qendrës për punë sociale, e cila mundëson qasje më të lehtë në informata për qytetarët e Bujanocit.

Si pjesë e projektit të titulluar "Përmirësimi i shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit", Shoqata e grave Rome të Bujanocit ka zhvilluar një fushatë për nënshkrimin e një peticioni për hapjen e linjës telefonike SOS në gjuhën shqipe, rome dhe serbe për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për viktima të dhunës në Bujanoc.

Projektet e zbatuara në kuadër të planeve akcionale janë “Ndihmë në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara, me theks në sklerozën multiple”, “Dhuna ndaj grave – shërbime sociale të specializuara lokale të licencuara; Rrjeti i organizatave civile të grave për gratë - telefon SOS për gratë me përvojë të dhunës", "Mbështetje për familjet me kapacitet të pamjaftueshëm prindëror dhe rrezik për mosfunksionim social", "Dhomë lojërash për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara zhvillimore dhe prindërit e tyre", “Përmirësimi i arsimimit të fëmijëve të grupeve të cenueshme në komunën e Bujanocit”, “Përmirësimi i disponueshmërisë së shërbimeve sociale” dhe “Përmirësimi i shërbimeve sociale të komunës së Bujanocit-telefoni SOS”.

Të gjitha projektet janë realizuar në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit civil, qendrave për punë sociale dhe vetëqeverisjes lokale.

Ngjarja përfundimtare dhe prezantimi i rezultateve u realizua në koordinim me organizatën Iniciativa Qytetare, nën kujdesin e organizatës People in Need (PIN) dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi: Bujanovacke, Trupi koordinus