Arkiva e lajmeve
                   

“ATDHEU NË KAVANOZ” – AJVARI DHE ËMBËLSIRAT I SOLLËN ÇMIME MEDVEGJËS

1. dhjetor 2021.

Beograd-Medvegjë - Në panairin e etno ushqimeve dhe pijeve në Beograd, në mesin e 350 pjesëmarrësve, shoqata “Atdheu në kavanoz” fitoi dy çmime, të cilat e radhitën komunën e Medvegjës në mesin e pjesëmarrësve më të suksesshëm në panair.

Me qëllim të promovimit të komunave të pazhvilluara u mbajt Panairi i 15-të Ndërkombëtar i Etno Ushqimit dhe Pijeve, i cili prezantoi specialitete karakteristike nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por këtë vit për herë të parë kanë marrë pjesë  përfaqësuesit të komunave që janë kryesisht në mjedise të shëndetshme dhe të ruajtura ekologjikisht.

Shoqata “Atdheu në kavanoz” Jellena Milletiq nga Medvegja mori  diplomë në grupin e produkteve  bimore për ajvar dhe  mirënjohje të veçantë në kategorinë e frutave, për ëmbëlsirat shtëpiake nga manaferra.

 Kryetari i kësaj komune  Nebojsha Arsiq  i ka mbështetur  ekspozuesit me praninë e tij në panair.

Manifestimi tradicionalisht organizohet nga Ministria përgjegjëse për zhvillimin e komunave të pazhvilluara.

Burimi: Qëndrimi, Trupi Koordinues