Arkiva e lajmeve
                   

ASFALTOHET RAJONI I KLENIKUT QË FINANSOHEN NGA TRUPI KOORDINUES

29. shtator 2021.

Bujanoc - Beograd – Asfaltimi i rrugëve  në disa fshatra të rajonit të Klenicës paguhet nga shteti i Serbisë përmes  Trupit koordinues për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, thotë shefi i SNS për Bujanoc Nenad Mitroviq.

 Me mesazhet "Faleminderit, shteti i Serbisë" dhe "Rroftë Serbia", Mitroviq postoi një fotografi në profilin e tij të fejsbukut gjatë  punimeve në fshatin Krshevica.

Mitroviq thotë se bëhet fjalë për një projekte nga programi i Trupit koordinues, të cilat tani janë në fazën përfundimtare të zbatimit.

 “Asfaltimi po bëhet në Krshevica, Klinovac, Klenik, Spancevac, Baraljevac. Të gjitha sipas projekteve të propozuara nga bashkësitë lokale ”, shton ai.

Shefja e departamentit komunal për Investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, konfirmoi se punët e infrastrukturës po kryhen në rreth njëzet lokacione në komunën e Bujanocit.

Miodrag Milkoviq dhe Boban Pavloviq, partnerë në koalicionin rreth SNS, e shoqëruan Mitroviqin në turneun  e punimeve.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues