Arkiva e lajmeve
                   

ASFALTI MBËRRIN EDHE NË BUKUROC

25. shtator 2013.

Në Bashkësinë Lokale Bukuroc në komunën e Preshevës është asfaltuar rruga, që ishte ndoshta edhe vendbanimi i fundit në këtë komunë pa rrugën kryesore të asfaltuar.

Gjatësia e rrugës është 1.4 kilometra e me gjerësi prej 5 metrave, e cila në masë të madhe plotëson kushtet e banorëve të fshatit Bukuroc.

Në përurim ishin përfaqësuesit e pushtetit lokal të Preshevës, të cilët janë udhëhequr nga kryetari kuvendit Ramiz Latifi.

Latifi me këtë rast ka bërë të ditur se ky projekt kap vlerën e 21 milion dinarëve, mjete të cilat janë investuar nga buxheti komunës së Preshevës. Ai potencon se kjo rrugë ka qenë e paraparë edhe me Planin Investiv për vitin 2013. dhe me këtë rast ka uruar edhe banorët e Bukurocës dhe gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës për shfrytëzim sa më të mirë.

Kryetari BL Bukuroc Qenan Ramadani, ka falënderuar pushtetin lokal për realizimin e këtij projekti. Ramadani falënderim të veçantë ka edhe për banorët e fshatit Zhunicë, më konkretisht pronarët e disa tokave që janë përskaj rrugës, e që kanë lëshuar tokën e tyre për zgjerimin e rrugës, pasi që kjo rrugë më parë ka qenë 3 metra.

Burimi: Titulli