Arkiva e lajmeve
                   

ASFALTI ARRITI NË VENDBANIMIN ROM

9. gusht 2021.

Bujanoc - Beograd - Asfaltimi i rrugës ku jetojnë pjesëtarët e komunitetit rom tregon se kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, po punon për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve, pavarësisht nga kombësia e tyre, kumtojnë nga vetëqeverisja lokale.

Siç u publikua në faqen në Facebook të komunës, një rrugë 200 metra në Bujanoc u asfaltua, me kërkesë të komunitetit rom dhe projektit nga viti 2019.

“Na u desh të prisnim ndryshimin e qeverisë në mënyrë që projekti nga viti 2019 të realizohej. Gëzimin e përfundimit të këtij projekti nuk e fshehën banorët e këtij vendbanimi, apo qytetarë të tjerë nga komuniteti rom, të cilët falënderuan publikisht kryetarin e Bujanocit për asfaltimin e kësaj rruge ”, thuhet në njoftim.

Projekti vlen 1.48 milion dinarë, dhe kontraktori është kompania "Saba Belca".

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues