Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ: ZHVILLOHET VIZITA E TERRENEVE PËR TË VLERËSUAR DËMET NGA BRËSHËRI

11. maj 2016.

Medvegja – Stuhi të rënda të shoqëruara nga breshëri të cilat të dielen e goditën fshatin Negosavle, Cërni Vërh, Buçumut, Llapashticën e Epërme dhe Gjulekar në komunën e Medvegjës, ka bërë dëme të mëdha në të mbjellurat. Nga stuhit e rënda më së shumti kanë pësuar të mbjellurat me dredhëza, mjedura, patate, misër, por edhe kulturat e tjera bujqësore.

Me këtë rast kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsqi, ka mbajtur takim me banorët të cilët kanë pësuar nga këto dëme. Arsiq gjatë takimit ka premtuar ndihmën në përputhje me mundësitë e komunës dhe theksuar se komuna do të dërgoj apel për ndihmë Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë së Serbisë për amviseritë e rrezikuara.

Të dielen nuk janë gjuajtur raketat kundër breshërit nga stacioni i Medvegjës, për arsye të prishjes së sistemit të radiolidhjes me qendrën e radarit. Në disa ditë në vazhdim ky problem do të rikuperohet, në mënyrë që me rastin e lajmrimit të breshërit personat e trajnuar në këto stacione të mund të veprojnë me kohë. 

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues