Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ: SHQIPTARËT NGA MEDVEGJA NUK DOJNË QË T`I BASHKOHEN KOSOVËS DHE METOHISË

28. gusht 2018.

Medvegjë – Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës, ka deklaruar se komuna është shembull i mirë se një mjedis multietnik mund mirë të funksionojë. 

 “Nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvendin Komunal të Medvegjës, por edhe nga askush, nuk kam dëgjuar se dëshirojnë që t`i bashkohen Kosovës dhe Metohisë. Në komunën tonë serbt janë shumicë apsolute, por nuk ka asnjë intolerancë etnike. Nuk ka kafiteri “serbe” apo “shqiptare”, njerëzit ulen sëbashku, njëri tjetrit ua urojnë festat fetare… Jemi shembull se sa mirë funksionon një mjedis multientik”, tha Arsiq.

Këtë e tha për "Veçernje Novosti" kryetari Arsiq, me rastin e mesazheve të shpeshta të zyrtarëve nga Prishtina, që normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin duhet të përfundojë "korrigjimin e kufijve", ose aneksimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në ashtuqujturin  shtetin e Kosovës.

 "Jeta në Medvegjë, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët dhe romët, mund të jetë edhe edhe më e mirë në qoftë se kjo mardhënie e brendshme të cilin e kemi, nuk e prishin njerëzit që jetojnë larg territorit tonë me fjalime për dryshimin e kufijve. Demarkacioni është temë për autoritetet më të larta shtetërore të Republikës së Serbisë, "tha ai.

Sipas vlerësimeve të fundit, në Medvegjë jetojnë 7.742 banorë. Në komunë jetojnë rreth 500 shqiptarë.

"Ata kanë tre këshilltarë në asamblenë lokale dhe katër funksione në komunë: dy anëtarë të këshillit, zëvendëskryetar i kuvendit komunal dhe ndihmës kryetarin e komunës. Vendimet e këshillit bashkiak në shumicën e rasteve sillen me konsensus, "tha Arsiq.

Udhëheqësi i komunës si një detyrë parësore ka ndaljen e rrjedhës së popullsisë, kryesisht të të rinjëve dhe të shkolluarve. Sipas tij, ky është një problem që zgjidhet së bashku me përfaqësuesit e shqiptarëve.

Medvegja, e cila i takon Jabllanicës, është 160 km larg Preshevës, e cila i takon Rrethit të Pçinjës

"Kushtet e jetesës në këtë komunë janë përmirësuar me ndërtimin e rrugëve në fshatrat e largëta, si dhe renovimin e rrugëve kryesore që lidh Medvegjën me Leskocin. Subvencionet në Medvegjë për fermerët dhe sipërmarrësit nuk kanë qenë kurrë më të larta. Komuna jonë ka kaq shumë burime natyrore – miniera dhe ujëra shëruese, ndërsa është në listën e komunave më të pazhvilluara. Unë besoj se kjo do të ndryshojë, "tha Arsiq.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues