Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ KRYETAR I RI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS

13. nëntor 2015.

Medvegjë – Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Medvegjës në mbledhjen e djeshme kanë zgjedhur udhëheqësinë e re lokale. Dy muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale, për kryetar të komunës me votim të fshehtë është zgjedhur Nebojsha Arsiq nga Partia Përparimtare Serbe.

Nga 35 këshilltarë të kuvendit lokal, 19 prej tyre kanë votuar pro.

„Pak është vonuar me formimin e vetqeverisjes lokale përshkak të problemeve tona të brendshme partiake, mirëpo tash e gjitha është kryer sipas ligjit. Koha është që me shpejtësi të fillojmë që të punojmë për qytetarët e Medvegjës, të cilët janë njërët ndër më të varfërit në vend“, tha Arsiq.

Shumicën e re qeverisëse në Medvegjë e përbëjnë 19 këshilltarë të koalicionit SNS-SPS-PUPS dhe Partisë për Veprim Dekokratik (PVD) të Riza Halimit.

Edhepse kryetari i komunës është nga rradhët e SNS-it (PPS), për të nuk kanë votuar gjashtë nga 16 këshilltarë të asaj partie, të cilët nuk morrën pjesë në mbledhje. Më herët përshkak të mospajtimeve në këshillin komunal të SNS-it (PPS), partia qendrore ka shpërndarë këshillin.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues