Arkiva e lajmeve
                   

ARSIMIMI DHE EKONOMIA -PRIORITETE

20. maj 2011.

Bujanoc - Ambasadori i Britanisë së Madhe Majkëll Devenport konsideron se zhvillimi arsimor dhe ekonomik janë çështje më të rëndësishme për komunën e Bujanocit. Devenport, i cili për herë të parë po qëndron në jug të Sërbisë prej që është emëruar, deklaroi pas takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin se temat e takimit ishin rreth planit të punës së komunës në sferat e ndryshme, sidomos në fushën e arsimit, shkollimit dhe resurseve natyrore.

„U bë fjalë rrethë rezultatëve të punës së Trupit Koordinues të Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe rreth bashkëpunimit me komunën. Mundë të themë se tashë shumë më mirë e kuptoj situatën në Bujanoc, cilat janë prioritetet reale dhe të rëndësishme dhe si mundë të kontribojmë në zgjidhjen e tyre“ , theksoi Devenport.

Kamberi deklaroi se ambasadori britanik shkëmbeu mendimet rreth „lëvizjeve politike në komunë në dhjetë vitet e fundit  rreth sfidave dhe problemëvetë cilat duhet të zgjidhen  në bashkëpunim me Qeverinë e Sërbisë dhe me bashkësinë Ndërkombëtare“.

„Zhvillimi ekonomik është një nga prioritetet tona dhe në bashkëpunim me Trupin Koordinues do të përpiqemi të rrisim bashkëpunimin  me Ministrinë e ekonomisë, sepse Bujanoci është një komunë me mjedis të qëndrueshëm dhe me resurse të pasura natyrore, me çka mundë të tërheqë investitor të huaj“, potencoi Kamberi.

Kryetari i komunës shtoi se zgjidhja e problemëve ekonomike në Bujanoc do të ndikojë edhe në zvogëlimin e krizës e nxitur nga azilantët e rrejshëm, në mes të cilëve ka një numër të madhë të Shqiptarëve nga komuna e  Preshevës dhe Bujanocit.

“Interesi është i komunës  i Qeverisë dhe i Unionit Evropian që problemet tona ti zgjedhim në vend të ngjarjes, a jo në vendet e Unionit Evropian, ndërsa zhvillimi ekonomik është më i rëndësishëm për zgjidhjen e problemëve me azilantët”, deklaroi Kamberi.