Arkiva e lajmeve
                   

ARSIMI SHKOLLOR FILLOR DHE I MESËM NË JUGUN E SERBISË

8. gusht 2014.

Në 60 komuna në Serbi pothuajse të gjithë filloristët mbarojnë shkollimin, ndërsa në 55 komuna më shumë se 90 përqind e nxënësve. Situata më e vështirë është në komunën e Medvegjës, Cërna Travës dhe Meroshinës, ku shkollën fillore e kryejn më pak se 70 përqind e nxënësve. Në 15 komuna, në të cilat përfshihet edhe komuna e Gaxhin Hanit, kjo përqindje sillet nga 70 deri më 80 përqind, ndërsa në 37 komuna, në të cilat përfshihet komuna e Preshevës, në mes 80 dhe 90 përqind e nxënësve kryejn shkollimin fillor që kanë nisur.

Gjithashtu është vendosur që nga shkolla fillore më së shpeshti, në mes të tjerash, heqin dorë nxënësit nga Lebani si dhe 65 përqind e fëmijëve nga komuniteti rom kurrë nuk e kryejn shkollën fillore. 

Përqindja e fëmijëve në Serbi të cilët nuk e kryejn shkollimin e nisur është dramatikisht i lartë në komunt pak të zhvilluara. Njëra ndër arsyet është jo organizimi i transportit prej shtëpisë deri në shkollë, të cilat harxhime sipas ligjit duhet të ia mbulojë komuna. Nuk egziston asnjë e dhënë për grupet e veçanta të ndijeshme, përveç nxënësve me vështirësi në zhvillim ose për fëmijet nga familjet të cilat jetojnë në varfëri, mirëpo mendohet se shkalla e heqjes dorë nga shkollimi në këto grupa është shumë e lartë.  

Kur është fjala për shkollën e mesme të dhënat tregojnë se numri është i vogël në fshat se sa në qytet, në vendbanimet rome vetëm 30 përqind e të rinjëve shkojn në shkollë, ndërsa ajo përqindje është më e vogël se të romët. Përqindja e heqjes dorë nga shkollimi i mesem në nivelin republikan, sillet nga pesë dëri 10 përqind, ndërsa në komunën e Bujanocit nga pesë përqind.

Në dy vitet e fundit shihen rezultatet më të mira arrijnë maturantat nga rrethi i Pçinjës, ata nga Vranja dhe tërgovishtja. Këta rezultate do të duhen që të analizohen ashtu që të vërtetohet se a janë ata rezultat i kontrollës së dobët  të provimit final.

Arsyet për heqjen dorë nga shkollimi arsimore duke përfshirë transportin falas prej shtëpisë deri në shkollë, politikën e bursave dhe kredive, të cilat nuk shkojnë në favor të nxënësve më të rrezikuar, arsimtarëve dhe mungesën e trajnimit për punë me të rinjët të cilët janë në rrezik të lëshimit të shkolës, si dhe mosegzistimit të bashkëpunimit dhe koordinimit në mës shkollave, qendrave për punë sociale dhe prindër.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues