Arkiva e lajmeve
                   

ARRIJNË TË REJAT NË SHKOLLË

30. shtator 2015.

Nxënësit e shkollës së mesme në të ardhmen do të kenë më së shumti tri vlerësime të diturive për një javë, ndërsa në ditë më së shumti një test ose ushtrim me shkrim. Për secilën lëndë në gjysmëvjetor do të kenë dy detyra kontrolluese apo me shkrim. Ndërsa secila detyrë me shkrim do të duhej t’i tregohet nxënësve në orë, mirëpo edhe në tabelën për shpallje të shkollës ose në ueb faqe. Vetëm vlerësimet “blic” të shkurta prej 15 minutave, nuk do të duhen të shpallen. 

Këto janë disa ndër të rejat të cilat i sjellë Rregullorja mbi Vlerësim në Shkollat e Mesme, të cilën e ka përpiluar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe e cila Rregullore do të duhej që këtë javë të shpallet. Rregullorja e mëparshme e cila e ka rregulluar vlerësimin në shkollat e mesme është shtypur në vitin 1999.

Rregullorja e re ka paraparë që të gjithë nxënësit mund t`i përmirësojn notat në mësimin plotësues. Pa marrë parasysh dëshirës se a do ta përmirësoj njëshin apo katërshen, nxënësi do të mund të përgjigjet në orën plotësuese, mirëpo kjo kryhet në prani të kujdestarit të paraleles ose nxënësve tjerë, në mënyrë që nota të jetë publike.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues