Arkiva e lajmeve
                   

ARIFI: SHQIPTARËT DUHET TË TROKASIN NË DYERT E QEVERISË SERBE

13. nëntor 2017.

Preshevë – Kryetari i Organit të Përkohshëm i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të shpallur për 24 dhjetor, i sheh si mundësi që me votat e qytetarëve “t`i dërgoj në pension elitën e vjetër politke e cila për 27 vite e ka mbajtur Preshevës si peng” dhe që Presheva të fitoj politikë të re.

Ai tha se edhe shqiptarët nuk duhet që vetëm të kritikojnë, sepse nuk janë të kënaqur që shteti i Serbisë nuk i plotëson detyrimet  e veta ndaj pakicës shqiptare, por duhet që “në mënyrë proaktive” të kërkoj atë që i takon.  

„Do të duhej që vetëm të trokasin në dyert të Qeverisë, cila do që të jetë ajo”, tha Arifi.

Arifi, si pjesëtar i gjeneratës së re të politikanëve shqiptar, thotë se janë të pakuptimta pohimet se bashkëqyteterarët e tij nga jugu i Serbisë ëndërrojnë “Shqipërinë e Madhe” apo bashkimin me Kosovën e Metohinë.

„Qytetarët tonë dëshirojnë që t`iu pranohen diplomat. Dëshirojnë që të punësohet, të kenë ku të shëtisin fëmijët e tyrë në park, t`i dërgojnë ata në ndeshje futbollistike apo teatër, dëshirojnë që të jemi krah për krah me popujt tjerë në Unionin Europian”, tha Arifi.

Arifi më 10 mars, u nda me Partinë për Veprim Demokratik të Riza Halimit dhe dha dorëheqje nga vendi i kryetarit të komunës.

Kuvendi Komunal i komunës së Preshevës gjatë verës duke mos mbajtuar asnjë seancë edhe pse katër herë kishte thirrur një gjë të tillë Qeveria e Republikës së Serbisë më 14 shtator, ka sjellur vendim mbi formimin e Organit të Përkohshëm në krye me Arifin.

Burimi: Tanjug, Politika dhe Trupi Koordinues