Arkiva e lajmeve
                   

ARDITA SINANI KRYETARJA E RE E KOMUNËS SË PRESHEVËS

12. maj 2021.

Preshevë – Beograd- Kryetarja e degës së PVD në Preshevë, Ardita Sinani, është kryetarja e sapo zgjedhur e kësaj komune.

Sinani zbuloi pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar nga Lëvizja e Reformës e Sami Salihut (5 mandate), Partia Demokratike  Shqiptare të Ragmi Mustafës (9 mandate), Partia për Veprim Demokratik (7 mandate) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve të Naser Azirit (1 mandat).

Ajo tha se do të kërkojë rinisjen e dialogut me Qeverinë e Serbisë, lidhur me zbatimin e tre marrëveshjeve që janë nënshkruar tashmë me Qeverinë.

"Ne do të përpiqemi të kërkojmë më shumë investime të përbashkëta nga shteti në koordinim me autoritetet në Bujanoc," shtoi Sinani.

Sinani njofton reformat e brendshme, duke i bërë thirrje auditori shetetëror dhe të pavarur për të vlerësuar shpenzimet e paligjshme të fondeve publike nga buxheti komunal.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues