Arkiva e lajmeve
                   

ARDITA SINANI, KRYETARE E KOMUNËS SË PRESHEVËS, KA VIZITUAR FSHATRAT SERBE DHE KA DISKUTUAR PËR PROBLEMET KRYESORE TË VENDASVE.

1. dhjetor 2021.

Preshevë - Beograd - Në kuadër të identifikimit të problemeve të qytetarëve, veçanërisht para përcaktimit dhe miratimit të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2022, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka takuar përfaqësuesit e komuniteteve lokale të vendbanimeve të pakicave serbe në komunë të Preshevës.

“Më kanë pritur në Slavujec, Cakanoc, Stacion Hekurudhor dhe Strezovc. Aty u takova me përfaqësues të komuniteteve lokale, fermerë dhe prodhues, me të cilët bisedova për nevojat e banorëve të këtyre vendbanimeve“, thotë Sinani.

Sipas saj, rinovimi i vendit të quajtur Shtepi e rinis në stacionin hekurudhor dhe ndërtimi i stadiumit në shkollën fillore në Slavujevac janë vetëm disa nga kërkesat kryesore që do të gjejnë vend në projeksionin e buxhetit komunal.

“I kam njoftuar edhe banorët e komunitetit lokal të Slavujevcit se kemi aplikuar në Ministrinë e Arsimit për rindërtimin e objektit të shkollës fillore”, ka shtuar Sinani.

Duke mos harruar investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe ndriçimin publik, në planifikimin buxhetor do të parashihet pozitë e veçantë për bashkësitë fetare në komunën e Preshevës, ku do të parashihen investime në varreza dhe rrethoja për objektet fetare për vendbanimet e pakicave serbe.

Burimi: RTV Preshevë, Trupi Koordinues