Arkiva e lajmeve
                   

ARDITA SINANI BISEDË ME PËRFAQËSUES TË MINISTRISË RRETH PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË SALLES SË SPORTIT

20. janar 2022.

Preshevë - Beograd - Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit për procedurat që i paraprijnë projektit të ndërtimit të sallës sportive në Preshevë. Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i Qendrës Sportive “Presheva”, Besim Nasufi dhe Koordinatori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Preshevë, Besim Shabani.

Komuna e Preshevës për këtë projekt do të aplikojë në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë.

“Komuna e Preshevës është ndër të paktat komuna që nuk ka sallë sportive. Prandaj, për zhvillimin e shumë aktiviteteve sportive, veçanërisht për zbulimin e talenteve të rinj, ky projekt është më se i nevojshëm për Preshevën”, tha Sinani.

Burimi: RTV Presheva, Trupi Koordinues