Arkiva e lajmeve
                   

APLIKIMI I TRAJNIMIT PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJES NË PRESHEVË

13. qershor 2018.

Preshevë - Komuna e Preshevës ka informuar të gjithë të interesuarit për programin e subvencioneve për vetëpunësim i cili do të realizohet nga Entit për Punësim të Republikës së Serbisë dhe Komunës së Preshevës.

Regjistrimi i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim “Zhvilimi i Ndërmarrësisë” që organizohet nga Enti për Punësim, zyra në Preshevë  fillon më 13 qershor. Ky trajnim është i dedikuar për ata që duan të marrin pjesë në konkursin për subvencione për vetëpunësim, i cili do të zgjasë nga 2 korrik deri më 2 gusht 2018.

Programi i subvencioneve për vetëpunësim i dedikohet të gjithë të papunësuarve të cilët gjinden në evidencë të Entit për Punësim dhe kanë të kryer trajnimin për zhvillimin e ndërmarrësisë.

Subvencioni për vetëpunësim i ndahet personit të papunësuar në vlerë të njëhershme prej 180,000,00 dinarë, gjegjësishtë 200,000,00 dinarë në rastet e vetëpunësimit të tepricës së punëtorëve ose 220,000,00 dinarë për personat me invaliditetë.

Subvencionet për vetëpunësim ndahen  me qëllim të themelimit të punëtorisë, kooperativës ose formave tjera të ndërmarrësisë, si dhe themelimin e kompanisë së biznesit nëse themeluesi krijon marëdhënie pune në të, në veprimtaritë e definuara në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik lokal.

E drejta për subvencion mund të fitohet edhe me bashkimin e më shumë të papunësuarve. Në këtë rast, secili prej pjesëmarrësve aplikon individualisht për vetëpunësim si dhe për të fituar të drejtën e subvencionit.

Realizimi i programit monitorohet  12 muaj.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues