Arkiva e lajmeve
                   

APEL PËR PRINDËRIT QË T`I VAKSIONOJNË FËMIJËT KUNDËR FRUTHIT PËR TA NDALUR PARAQITJEN E EPIDEMISË

27. tetor 2017.

Bujanoc – Pediatrja dr. Afrdita Mustafa, koordinatorja për imunizim në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, ka deklaruar se me hulumtimin e evidencës në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është konfirmuar se 779 fëmijë të moshës deri 11 vjeç nuk janë vaksionuar në kuadër të imunizimit të rregullt dhe të detyrueshëm.

 “Apelojmë tek prindërit që të sjellë fëmijët e tyre në vaksinim kundër vaksinimit të fruthit në mënyrë që mos vije deri tek epidemia”, tha Mustafa.

Doktoresha rikujton që doza e parë e MMR vaksinës së fëmijëve jepet pas vitit të parë të jetës, ndërsa rivaksinimi bëhet nga gjashtë deri një vit jetë, përkatësisht pranë regjistrimit në shkollën fillore.

Imunizimi kundër fruthit në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc mund të kryhet çdo ditë punë prej ora 7 deri 19.

Në përputhje me Ligjin mbi Mbrojtjen e Banorëve nga Sëmundjet Ngjitëse, i cili është miratuar vitin e kaluar, vaksinimi në Serbi është i obligueshëm. Për prindërit apo kujdestarët të cilët nuk vaksionimin e fëmiëjve tonë janë paraparë dënimet prej 30.000 deri 150.000 dinarë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues