Arkiva e lajmeve
                   

ANGJELLA ME ZEMËR TË RE

25. korrik 2013.

Bujanoc - Pas transplantimit të zemrës në Vjenë të Austrisë, 13 vjeçarja Angjella Alleksiq është kthyer në shtëpi, në Boroc të Bujanocit, e shëruar, e shëndetshme dhe e buzëqeshur. Operacioni ishte i rëndë, shërimi mori kohë, ndërsa periudha para transplantimit ishte veçanërisht e vështirë.

Korrikun e kaluar është transmetuar historia e dymbëdhjetëvjeçares Angjella Alleksiq nga Boroci tw Bujanocit  vajza e cila kishte të nevojshëm një transplantim të zemrës. Për një vit familja Alleksiq ka arritur që me ndihmën e shumë njerëzve të vullnetit të mirë të mundin sëmundjen dhe burokracinë.

Tani Angjella me motrën dhe vëllain luajnë në oborr dhe mund të ngasë biçikletën. Para një viti zemra i punonte me kapacitet 28 për qind, në atë kohë ajo pushonte, rrinte shtrirë, merrte dozën e përditshme të barnave, dhe priste.

“Tani gjithçka është normale, si gjithë fëmijët e shëndoshë”, thotë babai i Angjellës, Sllavoljubi, “vetëm se tani deri sa të jetojë duhet të pijë barnat në mënyrë që organizmi të mos refuzoj indet e huaja.”

Zemrën e re Angjella e ka fituar më 3 janar,

 “Më tha: Mami, është lajmëruar një një xhaxhi, tha se kam fituar zemrën e vajzës së tij, më uroi të jem e gjallë dhe e shëndetshme dhe të jetojë njëqind vjet dhe më dëshiroi shërim të shpejt”, ka thënë Marina Alleksiq.

Koha ishte armik, por ja që njerëzit ishin human. Për disa muaj ishte grumbulluar gjysma e shumës se nevojshme nga 130.000 euro  dhe së shpejti më pas ishte grumbulluar gjysma tjetër.

Derisa Angjella shërohej në Vjenë, afër saj ishin prindërit dhe vëllau. Në Boroc e prisnin motra Jovana dhe gjyshja, e cila thotë se tani kur Angjella ka përballuar të gjitha është më e gëzuara në botë.

Dejan Triçkoviq,kryetar i Kuvendit të qytetit të Vranjës, ka thënë se do të tentojë të ndihmojë rreth strehimit dhe punësimit.

Tani Angjella një herë në muaj duhet të udhëtojë deri në Vjenë në kontrollime ndërsa në gusht e presin provimet e lëshuara nga klasa e gjashtë të cilat do t’i kompensojë.

Burimi: RTS