Arkiva e lajmeve
                   

ANALIZA E PJESËMARRJES SË QYTETARËVE NË MARRJEN E VENDIMEVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

2. shtator 2016.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci – CeSID (Beograd), GO-JA (Medvegjë), International Human Center (Preshevë) dhe Qendra Civile për Resurs (Bujanoc), sëbashku realizojnë projektin “Përkrahja e demokratizimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, nën patronazhin e Unionit Europian, ndërsa në kuadër të Programit EIDHR. Qëllimi i projektit është forcimi i demokratizimit dhe përfshirjes së grupeve të cenuara në proceset e marrjes së vendimeve politike dhe vendimeve tjera nga jeta publike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Publikimi “Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka ardhur si rezultat i hulumtimit i cili është realizuar me qëllim të konfirmimit të shkallës reale të pjesëmarrjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve politike në këto tri komuna, me theks të veçant në pjesëmarrjen e të rinjëve, grave dhe grupeve të cenuara në proceset e formulimit, realizimit dhe përcjelljes së politikave publike lokale. Lënda e hulumtimit ka qenë mënyra e hapur e vetqeverisjeve lokale për konsulltimin dhe përfshirjen e qytetarëve në këto procese: egzistimin e supozimeve juridike, procedural dhe strukturore në nivelin lokal për pjesëmarrje qytetare; vlerësimi i interesimit të qytetarëve dhe organizimi i shoqërive civile (OJQ) për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse, si edhe identifikimi i formave më të shpeshta të pjesëmarrjes së tyrë dhe shembujt e praksës së mirë. Hulumtimi është realizuar në periudhën qershor-korrik 2016.

Publikimi i cili përmban analizën detale të shkallës së pjesëmarrjes qytetare në marrjen e vendimeve politike në këto tri komuna, si edhe rekomandimet kryesore janë shfaqur në bazë të hulumtimit të realizuar.

 Publikimin mund ta shikoni në këtë adresë http://www.cesid.rs/lt/neës/vesti/analiza-ucesce-gradjana-u-donosenju-odluka-u-bujanovcu-presevu-i-medvedji.html

Burimi: Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci dhe Trupi Koordinues