Arkiva e lajmeve
                   

AMFITEATRI I RI NË FSHATIN KLENIK

27. mars 2012.

Kryetari i trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës Sërbis për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ministri Millan Markoviq, të premtën 23.03.2012. e ka vizituar fshatin Klenik në komunën e Bujanocit. Trupi Koordinues ka ndihmuar ndërtimin e amfiteatrit në shkollën fillore „Bora Stankoviq” në të cilën do të organizohen të gjitha festat dhe ngjarjet shoqërore lidhur me jetën e kësaj shkolle. Investimi i ndërtimit të amfiteatrit është 12 milion dinarë dhe prezenton kuptimin e projektit me rëndësi të madhe për jetën shoqërore për të gjithë banorët e Klenikit dhe rrethit të saj.

Nxënësit, mësuesit, drejtori i shkollës „Bora Stankoviq” dhe qytetartë e Klenikit e kanë mirpritur ministrin Millan Markoviq dhe ndihmësin e ministrit të arsimit dhe shkencave Zoran Kostiq. Në hapjen e amfiteatrit prezentuan edhe përfaqsuesit e pushtetit lokal.

„Shumë është me rëndësi që ekziston ky lloj i objektit sepse ky është vendi në të cilën gravitojnë edhe 9 fshatra. Këtu mundë të vinë fëmija dhe ti mbajn organizimet.Me gjithë atë munden edhe një numër ngjarjesh tjera të organizohen dhe jeta shoqrore e gjithve që jetojnë këtu të permisohet. Në vende të vogla kualiteti i jetës shoqrore në kuptimin e mirë nvaret prej njerzve të cilët janë gati dhe të vetëdishëm të krijojn dhe ta bëjnë jetën kreative. Ju ftoj që këtë hapsirë ta mbushni me një numër ngjarjesh dhe kreativitete ku mundë të arrihen njohuri të reja dhe hapsir shoqrore. Ndërtimi i amfiteatrit ka filluar në vitin 1989. edhe ka qenë me rëndësi ta mbarojm, në mënyr që të dërgojm një mesazh qytetarve të cilët jetojn në këtë rajonë” , tha Millan Markoviq.

Ndihmësi i ministrit të arsimit dhe shkencave Zoran Kostiq theksoi se „ndërtimi i amfiteatrit tregonë atë se është në rrugë të njohurive të nevojshme për investimin dhe përpjekjet e shumta për fëmijët që jetojn  këtu, për mësimin dhe punën e tyre në kushte sa më të mira”.

Amfiteatri është hapur në përvjetorin e 165 të ekzistimit dhe funksionimit të shkollës, në të cilën perveq nxënësve të këtij fshati, mësimin vijojnë edhe 9 fshatra tjerë për rreth.