Arkiva e lajmeve
                   

AMERIKANËT NË BAZËN „JUG“

21. tetor 2015.

Bujanoc – Të mërkuren në bazën ushtarake “Jug”, në Bujanoc, do të hapet Qendra moderne e simulimit në trajnim, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar Ushtrisë së Serbisë.

Simulatori ka vlerën e 2,1 milion dollarëve duke përfshirë edhe vendin për gjuajtje, ZD simulatorin e luftës virtuale, simulatorin sanitar, qendrën mediale me paisjet kompjuterike dhe automjetet jotaktike.

Qendra do të lëshohet për punë nga komandanti i Ushtrisë Tokësore të SHBA-së për Europë, gjeneral lejtnant Frederik Ben Hoxhis dhe gjenerali Miloslav Simoviq, komandant i Ushtrisë Tokësore të Serbisë. 

Në këtë ceremoni në bazën ushtarke “Jug”, do të marrin pjesë kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Lubisha Dikoviq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së Gordon Dugud dhe përfaqësuesit e lartë civil, ushtarak dhe diplomatik të Serbisë dhe SHBA-së.

Komandanti i Ushtrisë Toksore të SHBA-së për Europën, gjeneral lejtnat Frederik Ben Hoxhis, qëndron për një vizitë dy ditore në Ushtrinë e Serbisë me ftesë të gjeneralit Milloslav Simoviq.

Burimi: Beta, OK Radio dhe Trupi Koordinues