Arkiva e lajmeve
                   

AMBULANCA GJENEKOLOGJIKE NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË

9. shkurt 2016.

Preshevë – Ambulanta mobile gjenekologjike, e cila është donacion i Zyrës së UNFPA në Shtëpinë e Shëndetit të Vrajës, nga katër orë çdo ditë pune do të stacionohet në Qendrën për Pranim në Preshevë. Fellisija Xhons, eksperte për programe shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në fushën e shëndetit reproduktiv në situtuatat kritike dhe të jashtëzakonshme, ka thënë se është shumë e rëndësishme që gratë të cilat në rrugën emigruese përmes Serbisë e dinë që mund të marrin ndihmën gjenekologjike në Preshevë.

Nga Qendra Shëndetësore e Vrajës është njoftuar se gjatë kontrollimit dhe ofrimit të ndihmës gjenekologjike për emigrantet do të zbatohen protokollet internacionale, ndërsa medikamentet do të distribuohen pas kontrollimit, çka nënkupton se ambulanca preventive do të përfaqësoj klinikën e vogël në terren.

Zyra e UNFPA-së në Serbi gjatë vitit të kaluar në mënyrë aktive ka marrë pjesë në përgjigjen e krizës emigruese në Serbi. Gjatë vitit 2015, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë siguruar ambulancë mobile për shtëpitë e shëndetit në Shid dhe Vrajë, si dhe pajisjet medicinale për shtëpitë e shëndetit të cilat ndodhen në rrugën në të cilën emigrantët kalojnë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues