Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADORI SHTUDMAN U TAKUA ME KRYETARINE TRUPIT KOODRINUES

12. shkurt 2014.

Përfaqësuesi special i OSBE-së për Ballkanin Perendimor, Zherar Shtudman, u takua me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq. Në takim u bisedua rreth rolit të Trupit Koordinues për zgjidhjen e problemeve në këto tri komunat.

Me këtë rast Stankoviq ka njoftuar ambasadorin Shudman me funskionin e Trupit Koordinues dhe rolin e tij në koordinimin në mes Qeverisë së Serbisë dhe tri komunave, si dhe me situatën ekonomike dhe politike.

Në këtë aspekt, kryetari i Trupit Koordinues ka paraqitur edhe njëherë qëndrimin e tij që zgjedhjet e ardhshme janë mundësi për komunitetin shqiptarë në jug të Serbisë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Kombëtar dhe ti relizojnë kërkesat e tyre përmes miratimit të ligjeve. Stankoviq ka përmendur se si liderëve politik shqiptar i ka përcjellur dëshirën e Beogradit për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ambasadori Shudman ka përshëndetur vendimin e Partisë për Veprim Demokratik dhe gadishmërinë e saj për të marrë pjesë në zgjedhje, duke konstatuar se është përgjegjësi politike.

Ambasador Shudman në fund të takimit ka përgëzuar kryetarin e Trupit Koordinues për qasjen për të punuar.

Burimi: Trupi Koordinues