Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADORI MANCO: SJELLJE E PËRGJEGJSHME DHE SOLIDARE E SERBISË

24. shtator 2015.

 

Presheva – „Serbia ndaj krizës së refugjatëve sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe solidare“, deklaroi dje ambasadori i Italisë në Serbi, Gjyzepe Manco, me rastin e vizitës në Qendrën për Pranim të Refugjatëve në Preshevë.

 “Egzistojnë shumë vlera të theksuara europiane në ofrimin e ndihmës dhe kujdesit në këtë rajon të largët në jug të Serbisë, në të cilin mijëra njerëz të dëshpëruar në tranzit marrin këtë ndihmë dhe inkujarojmë Beogradin që të vazhdohet në këtë rrugë, kundër logjikës së mureve”, ka thënë Manco.

 “Që nga fillimi, Italia mendon se kriza emigruese nuk mund të zgjidhet si problem i një shteti, por me qasjen e përbashkët në nivelin europian”, ka thënë ambasadori me rastin e bisedave që i bëri me vullnetarët e Kryqit të Kuq të Serbisë, të cilëve Kooperimi Italian i ka dhuruar 100.000 euro për blerjen e aseteve themelore.

Në kumtesën e ambasadës së Italisë në Beograd, thuhet se Manco ka pasur takime me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, zëdhënsin e kryetarit të Preshevës, Skender Destanin, si dhe me deputetët në Kuvendin e Serbisë, Nenad Mitroviqin, nga Partia Përparimtare Serbe dhe Shaip Kamberin nga Partia për Veprim Demokratik.

Si anëtar i grupit “Miqët e jugut të Serbisë”, të cilin e përbëjnë ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare në Beograd, Manco ka porositur përfaqësuesve politik të jugut të Serbisë që dialogu në mes organeve lokale dhe pushtetit qendror duhet sa më shpejt të vazhdohet.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues