Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADORI I ZVICRRËS KA VIZITUAR MATERNITETIN NË PRESHEVË

10. mars 2014.

Ambasadori i Zvicrrës, Zhan Daniel Ruh ka vizituar maternitetin në Preshevë, maternitet i cili ka fituar mjete të reja me vlerë 255.000 euro, duke i`u faleminderuar programit për partneritet europian me komunat "ЕU progres".

 „Zvicrra përkrah ndryshimet pozitive regjionale në Serbi, ndërsa shërbimet mjekësore kualitative janë shumë të rëndësishme për t`i përmisuar kushtet jetësore në pjesët më të pazhvilluara të vendit. Më vjen shumë mirë që për së afërmi i shoh rezultatet e ndihmës sonë, konkretisht në shembullin e këtij materniteti“, tha Zhan Daniel Ruh.

Gjat vizitës dyditore në jug të Serbisë, Ruh është takuar me kreun e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, si dhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Galip Beqirin.

 „Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje, a veçanarisht pakicat. Është e rëndësishme që zëri i tyre të ndëgjohet dhe të ken përfaqësuesit e vet në parlament, sepse kush nuk voton, pranon vendimin e shumicës“, deklaroi Ruh.

Unioni Europian përkrah finansiarisht me 14,1 milion euro, Programin e partneritetit europian me komunat, Qeveria e Zvicrrës me 2,9 milion euro, ndërsa Qeveria e Republikës së Serbisë merr pjesë me 2,5 milion euro.

Qëllimi i këtij projekti është të përkrah zhvillimin shoqëroro-ekonomik të komunave nga jugu dhe jugperendimi i Serbisë.

Burimi: Trupi Koordinues