Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADORI I FINLANDËS FTONË SHQIPTARËT NË ZGJEDHJE

7. shkurt 2014.

Bujanoc – Ambasadori i Finlandës në Serbi, Peka Orpana, ka biseduar në Bujanoc me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, rreth pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit, kanë njoftuar mediat lokale.

Në një konferencë për gazetarë të mbajtur në Bujanoc, në të cilën gazetarët të cilët raportojnë në gjuhën serbe nuk kanë qenë të ftuar, ambasadori finlandez ka thënë se „Finlanda, si pjesë e EU-së, është e interesuar për ti ofruar përkrahje Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, dhe se në kuadër të këtij procesi është e interesuar të shoh përparim në komunën e Preshevës në fusha të caktuara“

Ambasadori Oprana, i cili në Bujanoc ka qenë për të parën herë, ka ftuar liderët shqiptarë që të gjejnë gjuhë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.

Oprana ka deklaruar se edhe Finlanda do të mbështesë dhe promovojë vazhdimin e bisedimeve në mes Beogradit dhe liderëve të partive shqiptare të Bujanocit dhe Preshevës, të cilët kryesisht bojkotojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi. Liderët e partive shqiptare kanë bidedur rreth mundësisë për një qasje të përbashkët, mirëpo ende nuk kanë arritur marrëveshjen.

Burimi: Trupi Koordinues, Danas, B92