Arkiva e lajmeve
                   

Ambasadori Degert viziton komunat në jug të Serbisë

24. tetor 2012.

Beograd-Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi Vincent Degert , sot dhe nesër do të qëndroj në Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë dhe  do të vizitojë projekte të ndryshme të ndihmës mbështetur nga BE-ja.

Degert do të hapë sot në Preshevë shërbimin Këshillimor për Qytetarët, do të takohet me kryetarin Ragmi Mustafa dhe do të vizitojë shkollën fillore "Ibrahim Kelmendi", në të cilën mobilieria është zëvendësuar.

Ambasadori i BE  në Bujanoc ai do të bisedojë me kryetarin Nagip Arifi dhe do t’i drejtohet  delegatëve të pushtetit lokal, , njoftoi sot programi "BE progres."

Ai do të vizitojë edhe disa loklaite me projketet  mbi “Krijimin e   parakushteve për planifikim efektiv rajonal nëpërmjet krijimit të një sistemi informativ gjeografik-GIS” të projektit nën “Excange 3″ dhe zyrën e KKSH.

Në ditën e dytë të vizitës, Deger do të takohet me kryetarin e Vranjës, Zoran Antiq, vizitoni projektin e-qeveria për përmirësimin e qytetit, si dhe të punojë në ndërtimin e një sportel të vetëm për lejet e ndërtimit dhe mbështetjen e biznesin.

Ambasadori Degert do te dorëzoj kontratat për financimin e 13 projekteve të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të qeverisjes vendore ,për të cilat fondet e akorduara janë nga bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit të partneritetit evropian me komunat e ‘’EU progresit’’

Pas kësaj ,ai do te vizitoj fshatin Gjoshka,në të cilin me mbështetjen e BE do të realizohet futja e rrjetit rrugor të ujit,dhe më pas do të vizitoj ‘’Qendren e Biznesit’’ të Vranjës dhe do të shënojë fillimin e ndërtimit të stacionit të rrymës ne ffshatin Trebeshinje.

 “Progresi BE-së” ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e 25 komunave në jug dhe jug-lindore të Serbisë, me mbështetjen e BE-së duke ndarë  14.100.000 €, me 2.5 milionë nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Serbisë me 1, 5 milion.