Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADORI AMERIKAN NË PRESHEVË

20. nëntor 2012.

Jugpres / Preshevë - Ambasadori i SHBA-së  në Serbi, Majkëll Kirby  foli dje me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa për situatën aktuale në komunë.

Ambasadori  Kirby, i cili është për herë të parë në jug të Serbisë, pastaj vizitoi shkollën e mesme teknike dhe lokacionin e projektit i cili është mbështetur nga USAID-i.

Ambasadori amerikan  sot  vazhdon vizitën e tij në jug të Serbisë ku do të takohet  me kryetarin e Vranjës Zoran Antiq dhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.