Arkiva e lajmeve
                   

Ambasadorët ftojn shqipëtarët ne zgjedhje

26. prill 2012.

Bujanoc- Të pemtën me 20 prill 2012, ambasadorja e SHBA-ve Mery Vorlik, shefi i misionit të OSBE-së Dimitros Kipreos dhe shefi i delegacionit të Unionit Evropian Vesnan Dezher në Bujanoc ftuan shqipëtarët e jugut të votojn në zgjedhjet parlamentare dhe aktivisht të marrin pjesë në institucionet shtetërore të Republikës së Sërbisë.

Në tribinën “ Pjesmarrja i forcon të drejtat e qytetarëve”, të cilën e organizoi Qendra për demokraci dhe zhvillimin e jugut të Sërbisë dhe Jug press me mbështetjen e  Britanisë  së Madhe, ata i rekomanduan qytetarëve të Bujanocit së nuk duhet kthyer në të kaluarën, por duhet drejtuar kah e ardhmja.

Vesnan Dezher ka thënë se Srbija është “ afër fillimit të negociatave për antarsim në BE. Në atë rrugë nga Serbia pritet  vazhdimi i dialogur dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Prishtinën, përmirsimi dhe promovimi i sundimit të ligjit , lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi ambasadori Dezher.

Ai shtoi se Serbia deri ne fund duhet ta zbatoj procesin e rekonstruimit të ndërrmarrjeve, privatizimin ligjorë dhe që është e duhur të sigurohen kushte për investitorë.

Meri Vorlik deklaroi se pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhje, pjesmarrje në demokraci dhe ka shtuar që kjo “në mënyrë domethënëse ndikon në ardhjen e investitorëve në këtë regjion”.

Ambasadroja theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës , ashtu edhe rëndësinë e  normalizimit të mardhënieve tregtare dhe zbatimin e marrveshjes për pranimin e diplomave universitare.

Shefi i misionit të OSBE-së Dimitros Kipreos ka thënë se e di që njerëzit në këtë pjesë të Evropës “humbin shumë kohë duke u marr me të kaluarën”.

“Kjo është një hube  ekotrë e energjisë creative, në vend se të koncentrohemi kah e ardhmja e cila është e rëndësishme për gjeneratat e ardhshme. Nëse do të merreshim më shumë me të ardhmen, shumë më shpejt do ta modernizonim regjionin”, ka thënë Kipreos. Ai theksoi rëndësinë e fprmimit të qeverisë multietnike pas zgjedhjeve locale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë“.

Ambasadori Kipreos theksoi që hapja e paralelës së fakultetit ekonomik nga Subotica në Bujanoc është një nga arritjet në procesin e sigurimit të shanceve të barabarta për minoritetet.