Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADA E REPUBLIKËS SË BULLGARISË NË BEOGRAD – FTESË PËR DORËZIMIN E PROPOZIM E PROJEKTEVE

17. prill 2019.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, përmes Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Beograd, ka publikuar procedurën për pranimin dhe përzgjedhjen e projekt propozimeve që do të zbatohen me një grant nën Ndihmës Zyrtare për Zhvillim të Republikës së Bullgarisë për Republikën e Serbisë, me të afat fillestar për nisjen e projekteve në 2020.

Fushat prioritare dhe udhëzimet për zbatimin e projekteve në territorin e Republikës së Serbisë janë: forcimi i kapaciteteve administrative me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe të qeverisjes demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me fokus në të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e pakicave, mbrojtjen e diversitetit kulturor dhe tolerancës etnike, lidhjes - ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë, shkëmbimin kulturor dhe mbrojtjen e mjedisit.

Grupet e synuara janë: organizatat joqeveritare, organizatat e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet arsimore.

Formulari i aplikimit është në dispozicion në bullgarisht dhe anglisht. Të gjitha pjesët e formularit të aplikimit duhet të plotësohen në mënyrë të qartë dhe të saktë në gjuhën bullgare ose angleze. Në rast të lëshimeve që e bëjnë të vështirë vlerësimin e propozimit të projektit , Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Beograd mund të kërkojë informacione shtesë në afat të shkurtër.

Projekt propozimet do të pranohen në: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Beograd (Birçaninova 26), me postë rekomanduese dhe duke dërguar aplikimin e skenuar me postë eletkronike Embassi.Belgrade@mfa.bg.

Projektet duhet të shkruhen në gjuhën bullgare ose angleze, të nënshkruara dhe të mbyllura. Projektet do të pranohen deri më 28 qershor 2019. Kandidatët do të njoftohen për rezultatet e vlerësimit brenda 10 ditëve pune nga vendimi i autoritetit kompetent. Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Beograd nuk ka asnjë detyrim për të informuar kandidatët për arsyet e miratimit ose refuzimit të propozimeve të propozuara të projektit.

Më shumë informacion rreth konkursit mund të gjendet në: https://www.mfa.bg/en/embassies/serbia/news/21073

Burimi: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Beograd dhe Trupi Koordinues