Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADA E JAPONISË: PROGRAMI I DONACIONEVE PËR NEVOJAT THEMELORE TË BANORËVE (POPOS) (AFATI: 29 SHKURT 2020)

22. tetor 2019.

Grantet POPOS janë krijuar për të përmbushur nevojat themelore dhe urgjente të popullatës. Projektet janë parashikuar si një ndihmë e njëhershme, e pakthyeshme për komunitetet lokale në fusha të tilla si shëndetësia, arsimi, mbrojtja e mjedisit dhe kujdesi social.

Shembujt më të zakonshëm të donacioneve të realizuara janë: rindërtimi i ndërtesave të shkollave dhe kopshteve (më së shpeshti, zëvendësimi i dritareve dhe dyerve ose rindërtimi i pajisjeve të lagura, çatitë dhe dyshemetë), pajisjet mjekësore dhe ambulancat, kamionët e mbeturinave dhe kontejnerët, cisternat dhe paisjet pastruese, automjetet speciale për transportimi i personave me nevoja të veçanta, pajisjet për institucionet e mirëqenies sociale etj.

Ky program nuk parashikon blerjen e materialit të zyrës (përfshirë pajisjet themelore të IT-së) dhe as mallave harxhas apo mallit të njëhershëm. Donacionet e POPOS gjithashtu nuk kanë për qëllim të mbulojnë operimin dhe kostot e tjera të funksionimit të institucioneve.

Në konkurs mund të paraqiten institucionet shëndetësore, shkollat fillore dhe kopshtet, ndërmarrjet e shërbimeve publike, institucionet e mirëqenies sociale, shoqatat, OJQ ndërkombëtare ose lokale, qeveritë lokale, etj.

Vlera maksimale e projektit është 10 milion jena japonez.

Konkursi është i hapur deri më 29 shkurt 2020.

Informacionet shtesë rreth konkursit i keni nhttps://www.yu.emb-japan.go.jp/itpr_sr/donacije.html?fbclid=IwAR24HXnlEIUpu7u6MsRuLeIHËUogg7IUImPz21aS-IIOkfabk9ips8v5haA

Burimi: Ambasada e Japonisë në Serbi dhe Trupi Koordinues