Arkiva e lajmeve
                   

AKTORËT E RINJ ME ZEMËR TË MADHE VAZHDOJNË QË T`I NDIHMOJNË SHOQES NGA KLASA E TYRE

15. prill 2019.

Medvegjë – Nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore "Josif Kostiq" nga Leskoci, përsëri dje treguan humanitetin e tyre duke performuar shfaqjen teatrale “Gjyha e kuptimit” pranë një audiencë të madhe në Qendrën Kulturore në Medvegjë, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave do të paguhen në llogarinë e shoqes të cilës i duhet ndihma dhe ata duan të tregojnë se sa është e rëndësishme ajo për ata.

Shoqja e tyre është me të ardhura të dobëta materiale, jeton me gjyshen e saj si kujdestare të shtëpisë nga e cila rrezikohen të largohen, por përveç kësaj ajo ka një problem me shikimin, miqtë e saj thonë se kjo është një nxënëse e shkëlqyer, ka marrë pjesë në aktivitetet jashtëshkollore dhe festivale komunale për recitatorë.

Ky veprim nisur një javë më parë, duke shfaqur shfaqjen në Qendrës Kulturore të Leskocit, kur ata erdhën me idenë për të punuar së bashku me Klubin ePrindërve të shkollës "Josif Kostiq" dhe mësuesen Dragica Antanasijeviq, për të bërë të njëjtën gjë në Medvegjë, por atë ditë shfrytëzuar për udhëtim dhe duke u njohur me Banjën e Sijarinës.

Fëmijët gjithashtu vizituan shkollën fillore "Gornja Jabllanica" në Medvegjë, ku ata kishin mundësi për t'u takuar dhe të bisedojnë me kolegët e tyre të nacionalitetit serb dhe shqiptar dhe të marrin pjesë në një orë të tillë të përbashkët, djemtë luajtën një ndeshje miqësore në futboll, vajzat lujtën disa lojra të tyre, dhe në fund të gjithë shkëmbyen dhuratat kreative me njëri-tjetrin.

Shoqërim interesant patën edhe me lahutistët nga të cilët mësojnë se si ai instrument popullor bëhet dhe për këtë treguan interes të madh.

Organizata Turistike e Medvegjës i njohtoi me me burimeve natyrore të Banjës së Sijarinës, dhe kështu kanë pasur mundësi për të vënë njohuritë e tyre teorike të fituara në projektin ndërkombëtar mbi "burimet e ripërtëritshme të energjisë" dhe i shikuan se si zbatohen ato në praktikë.

Falë bashkëpunimit me Organizatën e Turizmit Jabllanica e Epërme, Shkollës Fillore,  Qendra Kulturore në Medvegjë, përveç ndihmës, Klubit të Prindërve dhe mësueses së shkollës Dragica Antanasijeviq, fëmijët me shoqen e tyre e kaluan një ditë të mirë, duke mësuar, shoqëruar dhe me të qeshura.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues