Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI “PAKO PËR EMIGRANTËT“

2. tetor 2015.

 

Preshevë – Aktivitetet e Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe SOS telefonit të Vrajës, në bashkëpunim me “Fondacionin Trag”, kanë ndarë për emigrantët në Preshevë ndihmë humanitare e cila përbën pakot higjienike dhe ujit në shishe.

Kjo ndihmë humanitare është e para ndihmë e dërguar në kuadër të aksionit korporativ të mbledhjes së ndihmës emergjente humanitare “Pako për emigrantët”, e cila është dedikuar grave dhe fëmijëve në Qendrën për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë. Pakot humanitare janë donacion i Fondacionit Delta dhe kompanisë Delta DMD:

Këshilli për të drejtat e njeriut në Vrajë edhe më tej fton të gjitha kompanitë, sipërmarrjet, prodhuesit dhe firmat tregtare të cilat janë të interesuara që të bashkohen dhe me angazhimin e tyre të ofrojnë ndihmë të nevojshme dhe të kontribuojn në qëndrushmërinë e kushteve higjienike dhe jetsore, posaçërisht për gratë dhe fëmijët e emigrantëve.

Sipas të dhënave zyrtare, në fluksin e emigrantëve gjithnjë e më shumë është në rritje numri i fëmijëve dhe grave, prej të cilave disa janë shtatëzëna, të pafuqishme, me foshnje të moshës së deri në disa muaj.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues