Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI “MJEKU USHTARAK NË FSHAT” NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

25. prill 2018.

Medvegjë - Aktioni "Mjeku ushtarak në fshat", është organizuar nga Qendra e Trajnimit në Leskoc dhe administrata komunale Medvegjës, dhe do të zbatohet më 14 maj, nga ora 9 deri 14 në shkollën fillore në fshatin Gazdare.

Qëllimi i aksionit është të sigurojë ndihmë mjekësore për fshatarët dhe të forcojë bashkëpunimin e pjesëtarëve të ushtrisë me institucionet në territorin e komunës së Medvegjës.

Me këtë rast, në Medvegjë u mbajt një takim koordinues mbi organizimin e hollësishëm të këtij aksioni.

Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e ushtrisë serbe dhe pushtetit lokal të Medvegjës, si dhe përfaqësues të Shtëpisë së Shëndetit, Kryqi i Kuq dhe Qendra për Punë Sociale në komunën e Medvegjës.

Si pjesë e aksionit do të kryhet ekzamini i përgjithshëm mjekësor, i cili përfshin majten e tensionit, sheqerit në gjak dhe EKG-ës, si edhe kontrollit dentar të banorëve të fshatit Gazdare dhe rrethinës.

Veterinari ushtarak dhe agronomi, i cili do të vizitojë familjet rurale me blegtori dhe ferma bujqësore, gjithashtu do të përfshihen në këtë aksion dhe do t'u ofrojë nikoqirëve këshillat në fushës e veterinarisë dhe agronomisë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues