Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI I USHTRISË SË SERBISË „MJEKU NË FSHAT", NË KOMUNËN E PRESHEVËS

11. dhjetor 2014.

 

Preshevë – Pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, në fshatrat Kurbali, Stanec dhe Depce të komunës së Preshevës, kanë organizuar aksionin „Mjeku në fshat“, në të cilin aksion kanë bërë kontrollat mjekësore banorëve të këtyre fshatrave. 

Fjala është për fshatrat malore në të cilat mund të arrihet vetëm me automjete të posaçme për këto terrene, ku banorët nuk kanë mundësi që të bëjn vizita mjekësore në Preshevë, ka njoftuar Ushtria e Serbisë në portalin e vet.

Janë kryer kontrollat e përgjithshme mjekësore dhe kontrollat e tensionit të gjakut, ndërsa pacientët më së shumti janë ankuar në tensionin e lartë të gjakut, të rrahurat e zemrës dhe nivelit të lartë të sheqerit në gjakë.

Aksionin e kanë realizuar mjekët e Brigadës së Katërt të Ushtirsë Tokësore në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, aksion i cili u realizua për tretën herë në këtë vit.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues