Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI I NDËRPRERJES SË RRYMËS NË RRETHIN E PÇINJËS

7. gusht 2014.

Vranjë/Bujanoc/Preshevë – Në 13 lokacione në rrethin e Pçinjës dje herët në mëngjes ka filluar aksioni i ndërprerjes së rrymës për ata të cilët nuk e paguajn rrymën rregullisht si dhe ata të cilët e vjedhin, nw tw cilin merr pjesë edhe policia, ka deklaruar në Vranjë ministri punëve të mbrendshme Nebojsha Stefanoviq.

 “Aksioni zbatohet jo selektivisht dhe dëshirojmë që të tregojm që pa marrë parasysh në atë se a është serb, shqiptar apo pjesëtar i cilit do nacionaliteti tjetër duhet t’a paguaj rrymën dhe duhet të sillet në pajtim me ligjin, nuk guxon të kontrabandoj narkotikë dhe nuk mund të posedoj armë ilegale”, ka njoftuar Stefanoviq dhe theksoi se pagimi i rrymës është çështje shtetërore e jo nacionale.

Ai ka thënë se me kërkes të Elektrodistribucionit të Vranjës, në 18 lokacione është bërë kontrollimi i përdoruesëve të energjisë elektrike dhe ka sqaruar se roli i policisë është ofrimi i asistencës për punëtorët e Elektrodistribucionit.

„Askujt nuk do ti lejohet që punëtorët t’i sulmoj fizikisht dhe t’i kërcënojn për arsye se kanë ardhur t’a kryejn punën e tyre”, ka thënë ministri, duke theksuar se nuk “bëhet fjalë për konflinkt etnik, por për konflikt me njerëzit të cilët e kryejn punën e tyre dhe kriminelët”.

 “Ne edhe sot në Tërnoc të Madh kemi shkëputur rrymën atyrëve të cilët nuk e paguajnë. Dhe jo vetëm aty, por edhe në vende tjera. Rryma i shkëputet edhe serbëve dhe romëve në Vranjë të cilët nuk e paguajnë dhe kështu do t’ia shkëputim rrymën edhe shqiptarëve”, ka porositur Stefanoviq.

Sipas fjalëve të tij, është konstatuar se në Elektrodistribucionin e Vranjës dhe EPS të Serbisë me vjedhjen e rrymës janë dëmtuar për më shumë se 1,3 milion dinarë.

Ministri ka deklaruar se policia ka vërtetuar modele të ndryshme të vjedhjes dhe përdorimit jolegal të rrymës elektrike dhe ka thënë se kundër personave të dyshuar do të ngritet padi penale në procedurë të rregullt.

Stefanoviq ka precizuar se në territorin e Vlladiçin Hanit, Vranjës, Preshevës dhe Bujanocit, duke përfshirë edhe fshatin Tërnoc i Madh, është bërë kontrollimi i mjeteve matëse dhe nga numri i përgjithshëm vendeve matëse të kontrolluara janë katër në pronësi të subjekteve ekonomike ndërsa 14 në pronësi të shtëpive familjare.

Ministri ka shtuar se është ndërprerë  furnizimi I rrymës elektrike ndaj atyre familjeve dhe ka lajmëruar se aksioni do të vazhdoj.

Ministri Stefanoviq ka treguar se përputhje me aksionin, në territorin e Preshevës, është gjetur një pistoletë me pesë plumba në posedim illegal, ndërsa në Bujanoc 26,06 gram lëndë narkotike për të cilën dyshohet se është heroin.

Ministri në konferencën për gazetarë, e cila është mbajtur pas vizitës në Administratën Policore të Vranjës, ka thënë se ministria është e kënaqur me „disa” rezultate të Administratës Policore të Vranjës mirëpo në „në tre muajt e ardhshëm pret edhe më shumë”.

Stefanoviq si qëllim të këtij institucioni ka vendosur „zvogëlimin e kriminalitetit, ndalimin e tregëtisë të paligjshme me narkotikë dhe duhan, me të cilat qytetarëve në këtë territor do t’i garantohet siguria“. 

„Dihet që Administrata Policore në Vranjë punon në kushte të ndërlikuara në të cilën përshtaten kryerjet e veprave penale“, tha Stefanoviq dhe shtoi se „nuk guxon të egzistoj çfardo korrupsion në polici“ mirëpo është „i nevojshme bashkëpunimi më i madh me qytetarët“.

Ai ka premtuar se do të kërkoj që Administrata Policore në Vranjë të ketë numër më të madh të zyrtarëve policor, çka do t’a mundësoj edhe punën e saj efikase.

Administratën Policore të Vranjës sëbashku me ministrin Stefanoviq, e vizitoi edhe drejtori i policisë Millorad Veloviq.

Burimi: Jugmedia, Jugpres dhe Trupi Koordinues