Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI I GRAFITEVE NË BUJANOC

9. tetor 2010.

Të shtunën më 9 tetorë Qendra për tolerancë dhe intefrimin e Serbisë jugore ka organizuar aksionin ditorë për vizatimin e grafiteve. Ky aktivitet është pjesë e projektit ,,Unë e dua Bujanocin’’. Ky projekt përkrahet nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në konkursin e shpallur për programe dhe projekte të shoqatave të qytetarëve.

Me qëllim të promovimit të qytetit të tyre, të rinjët nga Bujanoci, aktivistët e kësaj shoqate, kanë ftuar ekspertët për vizatimin e grafiteve të cilët në një murë në qendër të Bujanocit kanë shkruar grafitin ,,Unë e  dua Bujanocin’’. Të rinjët nga Bujanoci u janë bashkangjitur duke shkruar emrat e tyre.

Paralelisht me vizatimet e grafiteve në murë ne qendër të Bujanocit nga video projektorin paraqiteshin fotografit nga aksionet e tyre në suaza të projektit ,,Unë e dua Bujanocin’’ në këtë mënyrë qytetarët kanë pasur mundësi që për së afërmi të njoftohen me këtë projekt.

Aksioni është përkrahur nga përfaqësuesit e pushtetit lokal të cilët kanë dhënë pëlqimin, pastaj banorët e ndërtesës në muret e së cilës janë vizatuar grafitet, Shtëpia e Kulturës ,,Vuk Karaxhiq’’, shtypëshkronja Everest, shitorja e këpucëve Boreli dhe byfeja Nesha të cilët kanë siguruar pajisje të domosdoshme për zhvillimin e këtijë aktiviteti.