Arkiva e lajmeve
                   

AKSION KUNDËR PËRDORIMIT TË MJETEVE PIROTEKNIKE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

13. dhjetor 2013.

Shtëpia e kulturës në Bujanoc fillon fushatën sensibilizuese njëjavore kundër përdorimit të mjeteve piroteknike.

Ky aksion do të zhvillohet kryesisht nëpër shkolla me qëllim të edukimit të brezave të rinj duke i sqaruar pasojat eventuale nga shpërthimi i mjeteve plasëse siç janë fishekzjarret dhe mjetet shpërthyese etj.

 “Qëllimi i këtij aksioni është zvogëlimi i pasojave në shëndetin e qytetarëve. Për të pasur rezultate pozitive aksioni në fjalë, lypset që kësaj fushate sensibilizuese t’i bashkëngjiten edhe institucionet lokale, arsimore, shëndetësore dhe ato të sigurisë”, thuhet në njoftimin e organizatorit.

Kësaj kampanje do ti shtohen këto aktivitete: Spoti televiziv pasojat nga shpërthimet, afishe sensibilizuese, ligjërata nga mjekët, ekspozite me punime për pasojat që sjellin materialet plasëse si dhe shfaqje të dramës interaktive për fëmijë.

Gjithashtu të merren masa edhe ndaj shitësve të mjeteve piroteknike shkruan në njoftimin e Shtëpisë së kulturës. Do të kërkohet ndalimi i shitjes së mjeteve piroteknike personave nën moshën 18 vjeçare, ndërsa fëmijëve nën moshën 14 vjeçare t’u ndalohet përdorimi i këtyre mjeteve nëse nuk kanë përkujdesje prindërore.

Burimi: Тitulli dhe Trupi Koordinues