Arkiva e lajmeve
                   

AKADEMIA DW:PROGRAM PËR MULTIPLIKATORË 2020-2022 (AFATI: 7 QERSHOR 2020)

29. maj 2020.

Në kuadër të projektit „Young Media”Akademia DW po fillon një Program të ri për multiplikatorë 2020-2022. Akademia DW përqendron aktivitetet e saj në Serbi dhe Ballkanin Perëndimor në përmirësimin e formateve informuese dhe pjesëmarrëse të mediave (TV, radio, shtyp, online dhe media sociale) për fëmijë dhe të rinj.

Programi për multiplikatorë përbëhet nga seminare, punëtori dhe udhëtime studimore brenda dhe jashtë vendit të cilat do të mbahen nga viti 2020 deri në vitin 2022. Qëllimi i programit është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe përvojë për të mbështetur media që ofrojnë përmbajtje informacioni për grupet e reja të synuara ose dëshirojnë ta prezantojnë atë.

Trajnimi me multiplikatorë përfshin elemente nga fusha të ndryshme:

  • gazetari
  • gazetari mobile (MoJo)
  • menaxhimin dhe këshillimin e mediave
  • ligji për media dhe vetë-rregullimi
  • metodologjia e stërvitjes
  • menaxhimi i projektit
  • teknologjitë e reja të mediave, etj.

Trajnimet e mëposhtme janë planifikuar për vitin 2020:

  • Seminari hyrës – 24-26. Korrik (seminar në internet)
  • Si t'i drejtohemi fëmijëve dhe të rinjve - 12-13. Shtator (punëtori në internet)
  • Media për të rinjtë 5-9. Tetor (punëtori offline)
  • Modelet e biznesit në media - 7-11. Dhjetor (punëtori offline).

Vetë trajnimi është falas. Akomodimi dhe shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga Akademia DW dhe pjesëmarrësit marrin përsipër të marrin pjesë në të gjitha trajnimet në tre vitet e ardhshme dhe bazuar në to të krijojnë një doracak.

Gjatë programit pjesëmarrësve u ofrohet mundësia që njohuritë e fituara të aplikojnë në aktivitete të tjera të projektit " Young Media "dhe ato aktivitete do të paguhen

Parakushtet për pjesëmarrje në Programin për multiplikatorë janë:

  • përvojë pune në gazetari (min. 12 muaj)
  • njohuri aktive në anglisht (një pjesë e trajnimit do të mbahet ekskluzivisht në anglisht)
  • motivim dhe interes i lartë për zhvillimin e mediave dhe grupeve të reja të synuara.

Përvoja në punën me të rinjtë do të vlerësohet gjithashtu (p.sh. brenda organizatave joqeveritare), përvojë në gazetari në formatet e mediave për të rinjtë, përvoja e punës në disa lloje të mediave (veçanërisht elektronike), përvoja e punës në një pozicion editorial, përvoja e stërvitjes dhe njohja e gjuhës gjermane. Këto pikë nuk janë parakushte por kualifikime të dëshirueshme shtesë që japin pikë shtesë gjatë zgjedhjes së kandidatëve.

Të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në Programin për  multiplikatorë duhet të paraqesin me aplikimin e tyre:

  • leter motivuese (maksimum 1 faqe)

 •    një CV e shkurtër që tregon të dhëna personale (përfshirë telefon dhe postë elektronike), përvojë pune në media, nivelin e aftësisë së gjuhës angleze dhe kualifikime të tjera të dobishme (maksimum 2 faqe)

• konfirmim që ata marrin përsipër të marrin pjesë në të gjitha trajnimet brenda Programit për  multiplikatorë deri në vitin 2022 dhe në punën në doracak.

Aplikimet për Programin për  multiplikatorë duhet të dërgohen në formë elektronike  në konkurs@koms.rs më së voni deri më 7 qershor 2020.

Për të gjitha pyetjet dhe shpjegimet shtesë mund të kontaktoni Milana Pejiq, përmes emailit miljana.pejic@koms.rs ose me telefonin 062 /467-344, në ditët e punës nga ora  9 deri në 17:00.

Dokumenti origjinal i thirrjes është në dispozicion në https://koms.rs/wp-content/uploads/2020/05/Poziv-za-Program-za-multiplikatore-2020-22.pdf

Burimi: koms.rs  dhe Trupi Koordinues